Rreth orës 02:50, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, janë djegur plotësisht automjetet tip Audi në pronësi të shtetasit Gent Dushku. Ku i fundit është arrestuar nga policia disa vite më parë në akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Pronarët e mjeteve të tjera që janë djegur, janë: Gazmend Pllumbaj, Musa Mosli dhe Agim Markaj.
Vijojnë veprimet hetimore duke mbledhur çdo provë materiale dhe vlerësuar çdo informacion si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për përcaktimin e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.r.k











