Autobuzi i dytë që përfshihet ne aksident tri ditët e fundt ne Tiranë.
Kësaj here urbani nuk ka rënë në Lanë pasi nuk e ka pasur afër por ka goditur stacionin, fatmirësisht pa pasoja.
Mësohet se urbanit nuk i kanë mbajtur frenat, ndërkohë që ende nuk ka ekspertizë. a.b
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 02.05.2022, rreth orës 13:00, në bulevardin “Zogu I”, shtetasi D. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Tiranës së Re, dyshohet se është përplasur me mbulesën e vendqëndrimit të stacionit të autobusit.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.












