Foto ilustruese
Rreth orës 12:25, në Shëngjin, në vendin e quajtur ” Knalla”, shtetasi Armando Pacani 19 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor të rrugës, ku për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. r.k












