Bordi i Transparencës vijon të bëjë biznes me kompanitë e naftës duke mbajtur sërish lart çmimin e karburanteve. Bordi mban fshehur metodologjinë e llogaritjes së çmimit si dhw nuk publikon çmimet e naftës në bursë duke mos patur as minimumin e tansparencës në lidhje me një vendimarrje që ndikon buxhetin e disa qindra mijera familjeve.
Bordi vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit. Shitja me shumicë:
- 214 Lekë/litri për gazoilin;
- 194 Lekë/litri për benzinën;
- 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 26.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
- 226 Lekë/litri për gazoilin;
- 206 Lekë/litri për benzinën;
- 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). m.k











