Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Vau Dejës.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Vau Dejës u shpall z. Benard Ndreca me 69% të votave.
Po ashtu edhe Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që pas shqyrtimit të materialeve zgjedhore të ardhura nga PD Dega Gramsh, të shpallë Kryetar, ndërmjet 5 kandidaturave, z. Kodhel Cala me 38.5% të votave. m.k












