Polocia e Shkodrës ka evidentuar 1 rast i veprës penale “Peshkimi i ndaluar”, procedohet penalisht 1 shtetas.
U procedua penalisht në gjendje të lirë F. M., 29 vjeç, banues në Koplik, pasi në vendin e quajtur “Flakë”, në ujërat e liqenit të Shkodrës, në varkën e tij janë gjetur pajisje të ndryshme për peshkim dhe një sasi peshku, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Në varkë kishte pajisje për prodhimin e shkarkesave elektrike të cilat krijojnë goditje mbi peshkun në mënyrë masive.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. a.b











