• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ivi Kaso, shpjegim ligjor për 6 arsyet se pse gjygjtarja Blerina Muça shkeli ligjin

droni by droni
22 April, 2022
in Kronika, Kryesore
0
6 arsye se pse ankimimi Alibeajt në gjykatë duhej refuzuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso ka bërë një deklaratë në konferencën e sotme për shtyp pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të pranuar Ankimin e deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj. Ai ka identifikuar 6 arsye se pse vendimi i gjyqtares Blerina Muça është shkelje e rëndë ligjore. Kaso ka dhënë shpjegime për secilën nga arsyet.

6 ARSYE PËRSE NUK DUHEJ PRANUAR ANKIMI “ALIBEAJ” NDAJ VENDIMIT NR.3 DT. 25.03.2021

Nëpërmjet këtij komunikimi publik duam të sqarojmë opinionin lidhur me njoftimin e sotëm të gjykatës së Tiranës, me gjyqtareBlerina Muça e cila ka vendosur pranimin e ankimit të deputetit të PD-së Agron Zhukri , lidhur me vendimin e datës 23 mars, i cili sanksiononte regjistrimin e statutit të Partisë Demokratike nëregjistrin e partive, i miratuar në kongresin e datës 11 dhjetor 2021, si dhe vendimmarrjeve të rëndësishme që janë marrë në tënjëjtin kuvend.

Ndryshe nga sa është raportuar në media gjykata dhe aq më pak gjykata e apelit nuk ka vendosur prishjen e këtij vendimi tëgjyqtarit Zhukri, dhe vendimi që regjistron Kuvendin e 11 dhjetorit është një vendim i ligjshëm dhe akoma në fuqi. Ështëpranuar vetëm mundësia që ankimi i paraqitur nga një palë e cila pretendon se është përfaqësi e PD-së, të bëhet pjesë e dosjes dhe të shkojë në apel.

Edhe kjo siç e kishim paralajmëruar në kundërshtim të qartë me ligjin, faktet dhe provat që gjenden në dosjen gjyqësore dhe mbi të gjitha me qëndrime të cilat kanë mbajtur vetë gjykata e Tiranës në rastet analoge dhe po e njëjta gjyqtare në rastet e regjistrimit të PD-së. Ka shumë arsye ligjore të cilat një pjesë i kemi bërë me dije publikut, të cilat do ja pamundësonin gjykatës pranimin dhe futjen në proces në këtë fazë të një pale e cila pretendon se përfaqëson PD-së. Ato ja kemi paraqitur gjykatës dhe do doja ti ndaja në mënyrë shumë të shkurtër me të gjithëata që na ndjekin dhe kemi interes të mendojmë se përse asnjëentitet tjetër përveç komisionit të rithemelimit nuk mund tëpranojë se përfaqëson PD në mënyrë të ligjshme dhe aq mëshumë të ankimojë në rrugë gjyqësore vendimet e PD-së

1- Ankimi nuk përmbush asnjë nga kriteret e përcaktuara në mënyrë rigoroze në ligj. Konkretisht personi që ka paraqitur ankimin nuk është palë në proces në kuptim të ligjit (422/a KPrC) dhe as nuk është përfaqësues legjitim i ndonjë pale në procesin e shqyrtimit të kërkesës. Kontrolli mbi legjitimimin që bën Gjykata në këtë rast nuk është substancial por vetëm formal/procedural, pra verifikon nëse ankohet një palë që formalisht ka qenë në proces apo jo. (vendime te Gjykatës së Lartë ). Pra gjykata në vendimin që ka dhënë sot në dhomën e këshillimit, duhet vetëm tëshikonte nëse ankimi që është paraqitur është firmosur nga e njëjta palë që ka marrë pjesë, nga Komisioni i Rithemelimit. Dhe në këtë rast gjithë disponimeve ligjore, dhe sipas vendimeve të njëpasnjëshme të gjykatës së lartëtë cilat i janë vënë në dispozicion gjykatës nga ana jonë, duhet të kishte vendosur mospranimin dhe mos dërgimin e këtij ankimi në gjykatën e apelit.
2- Po i njëjti standart është mbajtur edhe nga ana e gjyqtares Blerina Muça, kur në vendimin për caktimin e seancës gjyqësore lidhur me kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë për të regjistruar Statutin dhe vendimmarrjet e Kuvendit Kombëtar të Korrikut 2021, i është referuar kërkesës së paraqitur nga Komisioni i Rithemelimit me objekt “pushimin e gjykimit” duke mos e marrë në shqyrtim atë dhe duke mos e referuar në vendimin përfundimtar pikërisht si rrjedhojë e mungesës së cilësisë proceduriale. Për këtë arsye, e njëjta gjykata është e detyruar të mbajë të njëjtin standart, në të njëtin rast konkret duke mos e legjitimuar z.Alibeaj në paraqitjen e ankimit.
3- Gjykata e Tiranës e ka të konsoliduar praktikën për mospranimet e ankimeve nga palë të cilat nuk legjitimohen

Nuk është vendimi i parë ky që merr Gjykata e Tiranës. Nuk është se po i jep jetë një jurisprudence të panjohur, dhe të pa hasur më parë.

Ky standart është tashmë i vendosur nga Gjykata e Tiranës dhe përmendim këtu Vendimin Nr.1041 Regj.Themeltar dt.15/10/2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë kun ëçështjen për regjistrimin e Ssoqatës së Bashkive dhënë nga Gjyqtar Ervin Pollozhani i cili ndër të tjera shprehet :

“pra nuk ka një vendim të posaçëm nga kjo gjykatë për pranimin ose jo të kërkesave të futjes ose jo të tyre si palë ndërgjyqëse në këtë proces, në mënyrë që më pas, sipas përcaktimeve proceduriale mbi të drejtën e ankmit të parashikuara nga Neni 194/2, të K.Pr.Civile të mund të ushtrohej e drejta e ankimit.”. Ju e mbani mend rastin e BAshkisë së Shkodrës e cila ka kërkuar që të ndërhyjë nëproces dhe për shkak se nuk ishte ajo inicuesja e procesit, gjykata ka vendosur që mos marrë pjesë në ankim. Këtëdhe vendimmarrje të tjera ja kemi bërë të qartë gjyqtaresdhe e ka pasur sot në tryezën e saj.

4- Çështja e legjitimimit të palës që ankohet (Alibeajt) lidhur me qënien pjesëmarrës më cfarëdo cilësie procedurale në procesin qe ka konkluduar me vendimin nr. 3 dt. 25.03.2021 është zgjidhur me vendimin Nr.191 Regj.Temeltar dt. 04.02.2022 të gjyqtar Arben Kostandini, i cili rrëzon kërkesën e po kësaj pale për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, pasi këta të fundit pra pala qëpërfaqësohet nga Enkelejd Alibeaj nuk janë palë në proces dhe për pasojë nuk legjitimohen. Ky vendim përjashtimi nuk është ankimuar, për rrjedhojë është i formës së prerë dhe vetë ankuesi e ka pranuar duke mos e ankimuar. Ky vendim është pranuar vetë nga pala që sot pretendon se ka të drejtë të bëjë ankimin. Pra për efekt të gjyqtares që ka marrë vendimin e sotëm, çështja e legjitimimit të deputetit Enkeljd Alibeaj në procesin e i cili ka konkluduar me vendimin e gjytarit AGron ZHukri, është zgjidhur nga njëgjyqtar tjetër, një vendim përfundimtar i cili është në fuqi dhe nuk është ankimuar.
5- Gjithashtu vlen të sqarohet se nënshkruesi i ankimit, Enkelejd Alibeaj të cilin në mënyrë të gabuar gjykata e cilëson si nënkryetar të PD-së, nuk ka asnjë tagër për të përfaqësuar Partine Demokratike sepse nuk mban zyrtarisht asnjë funksion në Parti.
– Nuk është Kryetar i Komanduar- Duhet të kishte një vendim të Këshillit Kombëtar të PDSH që ta komandonte si të tillë dhe nuk ka, pasi Këshilli Kombëtar nuk është mbledhur kurrë për këtë qëllim.(neni 46 i statutit PDSH)
– Nuk është nënkryetar Partie- vetë në ankim ngre pretendimin se vendimi i gjyqtare Blerina Muça, për regjistrimin e Kuvendit të 17 korrikut 2021, i cili zgjodhi Këshillin Kombëtar që zgjodhi Alibejan nënkryetar, nuk ka marrë formë të prerë dhe nuk ka prodhuar ende asnjë pasojë juridike. (neni 46 i statutit PDSH). Tani nëse ai vendim nuk ka pasur asnjë pasojë juridike, Këshilli Kombëtar që ka buruar prej atij Kuvendi, vetë organet qëkanë buruar prej atij Kuvendi, vetë nënkryetari që ështëzgjedhur nga Këshilli Kombëtar sicxc është Enkelejd Alibeaj, si qenkan të ligjshëm kur Kuvendi i korrikut 2021, nuk është i regjistruar nuk ka marrë formë të prerëndhe sipas vetë Alibejat është i paligjshëm. Këtëkontradiktë të madhe juridike dhe proceduriale gjykata e ka pasur të zgjidhur në tryezën e saj të punës së bashku me të gjitha dokumentet faktet dhe provat shoqëruese.
6 – Një fakt i fundit i cili ka ndodhur tre ditë më parë, ka qenë një kërkesë që ne kemi paraqitur për përjashtimin e Gjyqtares Blerina Muça nga kjo dhomë këshillimi. Në radhë të parë gjyqtarja nuk duhet të ishte përfshirëfare në shortin për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje, ashtu sikundër nga informacionet që ne disponojmë, ashtu sikundër Gjyqtari Zhukri i cili ka dhënë vendimin numër 3 datë 25 mars nuk ështëpërfshirë në procesin e shortit. Kjo për shkak se të dy këta gjyqtarë dhe jo vetëm gjyqtari Zhukri kanëgjykuar mosmarrëveshje që lidhen me cështjen e regjistrimit të statutit të PD-së dhe organeve qërrjedhin prej tij. Pra në rast se një gjyqtar përjashtohet nga shorti dhe gjyqtarja e cila ka gjykuar sot duhet tëishte përjashtuar. Kjo nuk ka ndodhur dhe organet qëmerren me mbikëqyrjen e procesit të shortit elektronik mbetet që ta shqyrtojnë dhe të hedhin dritë se përse nuk ka ndodhur. Por për shkak se nuk ka ndodhur dhe gjyqtarja nuk është përjashtuar nga procesi se i ra shorti ne si palë kemi bërë një kërkesë për përjashtimin e kësaj gjyqtareje e cila është shqyrtuar në seancë më datë 19.04 2021, pra vetëm pak ditë mëparë nga gjyqtarja Arjana Caco e cila e ka rrëzuarkërkesën tonë. Dhe e dini me çfarë motivi. Arsyeja e parë që gjyqtarja e rrëzon kërkesën tonë është se Partia Demokratike e përfaqësuar nga Komisioni i rithemelimit, nuk është pjesë e ankimit të paraqitur nga Enkeljd Alibeaj. Pra sërish gjykata e Tiranës mban këtë standard që në rast se nuk je pjesa nënshkruese e cila inicion gjykimin, atëherë nuk ke të drejtë tëmarrësh pjesë në proces. Kat ë paktën tre vendime gjyqësore që vërtetojnë atë që ligji e thotë të zezë mbi të bardhë. Në rast se formalisht apo proceduralisht nuk je pjesë në proces atëherë nuk ke të drejtë të ankimosh procesin në të cilin nuk je palë. Vendimi i sotëm i gjyqtares së sotme Blerina Muça jo vetëm që është i atakueshëm por është i marrë në kundërshtim me ligjin dhe si i tillë është nul. Ne jemi në dijeni të gjitha fakteve dhe arsyeve se përse gjykata ka konkluduar nëvendimin e sotëm të jashtëligjshëm dhe absurd. Fakti që ne nuk kemi qenë të zëshëm deri më sot dhe nuk kemi dalë të kërcënojmë gjyqtarët me konferenca shtypi, ashtu sip ala tjetër ka bërë, nuk do të thotë që nuk do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për vënien para përgjegjësisë të të gjithë personave të përfshirë në këtë histori, edhe gjyqtarët, që në kundërshtim me ligjin kërcënojnë vullnetin e demokratëve. Vullneti i demokratëve ishte më datë 11 dhjetor në stadium, ishte më datë 18 dhjetor në referendum, u pa qartë me zgjedhjet e 6 marsit, dhe është një vendim që e ka sanksionuar gjykata dhe nuk mundet të ketë vendim gjyqësor që ta zhbëjë. Ne do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore sapo të dalë vendimi i zbardhur, verikimin e të gjitha arsyeve se përse është marrë vendimi i sotëm dhe do të ndjekim çdo hap proceduraltë nevojshëm, jo vetëm për të vënë përgjegjësitpërpara ligjit, por edhe për ta ankimuar vendimin e sotëm i cili pavarësisht se në mënyrë absurd parashikohet si i pa ankimueshëm, për të çuar atë në të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit. Faktet, arsyet, ligji janë me ne vullneti i demokrateve është me ne. Nuk na duhet asgjë më shumë se kaq për të certifikuarvullnetin e tyre, asnjë vonesë e bërë siç kanë qenë të shumta vonesat, ashtu siç e njëjta gjyqtare që ka dhënë sot vendimin i është dashur me shumë se tre muaj për të certifikuar një çështje, atë të korrikut të vitit 2021, që nuk ka pasur konflikt, por për shkak të presioneve të qeverisë dhe kujtdo të interesuar që vullneti i datës 11 dhjetor është zvarritur dhe mbajtur më shumë se tre muaj. Janë të gjitha këto fakte që konfirmojnë se vendimmarrja e sotme nuk është një vendimmarrjekonform me atë çka ligji parashikon, por është një vendimmarrje e marrë në kushtet e një presioni të thellë
Previous Post

Ish ministri i Drejtësisë për gjyqtaren Blerina Muça: Vendimi, turp dhe i paprecedent për drejtësinë”

Next Post

Zbulohet skandali, 2 km e Unazës shkuan sërish afro 25 milionë euro për km. Shifrat që dëshmojnë vjedhjen e madhe

droni

droni

Next Post
FOTO LAJM/ Aksident në Unazën e Madhe, plagoset një person

Zbulohet skandali, 2 km e Unazës shkuan sërish afro 25 milionë euro për km. Shifrat që dëshmojnë vjedhjen e madhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.