Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkoi sot nga blerësit të shmangin konsumin e produkteve të Kinder ndërkohë që ka zërhequr nga tregu një sasi malli.
Në poshtë janë llojet e produkteve që nuk duhen blerë dhe nëse i kanë blerë të mos konsumojnë ato: KINDER SCHOKOBONS (të gjitha llojet e tyre); KINDER SCHOKOBONS të gjitha lotet për paketimin 125 g; KINDER SORPRESA MAXI të gjitha lotet për paketimin 100 g; KINDER MAXI MIX te gjitha lotet për paketimin 133 g.
Në një pikë inspektimi kufitar është paraqitur subjekt për import produktesh çokollate Kinder dhe bazuar në kontrollin dokumentar e identitar rezultoi se ngarkesa kishte produkt, për të cilin kompania prodhuese ka njoftuar se duhet tërhequr nga tregu. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka proceduar me refuzim në kufi për ngarkesën e kthim në vendin e origjinës. a.b












