Kreu i grupit parlamentar të PD ka inicuar një proces gjyqësor kundër PD përmes të cilit kërkon të anulojë vendimin e gjykatës për te njohur kuvendin e 11 dhjetorit.
Enkelejd Alibeaj e quajti një proces të ligjshëm ankimimin e vendimit të gjykatës.
Deklarata e Alibeaj:
Ditën kur u dha vendimi i keni dëgjuar konsideratat e mia që ishte një vendim i marrë në mënyrë të paligjshme në shkelje ligjore. Këtu isha kur ju deklarova se do bëja ankimim që është diçka e ligjshme. Një parti që synon të ketë qeverisjen të nesërmen, kurrsesi nuk mund t’u japë besim njerëzve që kërkojnë mos t’u besohet gjykatave. Ne do heshtim kur gjykata të japë vendimin e prerë. m.k











