Vihen në prangat e Policisë në Fier 2 perona që dhunuan bashkëshortet e tyre. Të dy ishin rreth 50 vjeç.
Ata janë: S. K., 52 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij; V. Z., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Po ashtu edhe në Gjirokastër është arrestuar një person pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Ll., 49 vjeç, banues në fshatin Tërbuq, Gjirokastër, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, shtetasja M. B., se ky shtetas e dhunuar në mënyrë të përsëritur. a.b











