Një tjetër varr masiv me disa dhjetëra trupa të civilëve ukrainas u gjet në Buzova, një fshat i çliruar pranë kryeqytetit Kiev. Ai ka qenë nën pushtimin rus prej javësh, ndërsa lajmi për varrin e përbashkët e tha sot një zyrtar lokal.
Taras Didih, kreu i komunitetit Dmitrivka, i cili bashkon Buzova dhe disa fshatra aty pranë, i tha televizionit ukrainas se trupat u gjetën në një kanal pranë një stacioni karburanti dhe se numri i të vdekurve ende nuk është përcaktuar, raporton Reuters.
Ushtria ruse e kishte pushtuar zonën për javë të tëra ndërsa rrethonte kryeqytetin ukrainas.
Në rrethinat e Kievit janë zbuluar varre masive dhe masakra të ushtrisë ruse ndaj civilëve. a.b











