Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha i cili përfaqëson Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit ka rrëfyer sonte në Opinion në tv klan marrëdhëniet me homologun e tij rus, ndërkohë që Shqipëria ka inicuar nisma dhe aksione diplomatike kundër Rusisë.
Ambasadori Hoxha i tha gazetarit Blendi Fevziu se raportet janë normale, por situata më e vështirë është jashtë.
“Me ambasadorin rus marrëdhëniet i kam normale në sallë, të vështira jashtë sallës së Këshillit të Sigurimit, por as ambasadori rus dhe as unë nuk e marrim këtë si personale, qëndrimet janë të vendeve, janë të kombeve që përfaqësojmë dhe natyrisht marrëdhëniet mes kolegëve do mund të vazhdojnë edhe pse nuk janë të lehta sot”, u shpreh Hoxha. m.k











