Pamje nga rrëshqitja në rrugën e Arbrit
Në foton më sipër duket rrëshqitja e shpatit të malit mbi rrugën e Arbrit, një rrëshqitje dramatike nëse do kishte makina në qarkullim.
Masivi i dheut kërkon disa ditë të hiqet dhe ndërhyrja duhet të jetë inxhinierike për të shmangur shembjet e mëtejshme.
Rruga e Arbrit ka pësuar shembje masive në afërsi të tynelit të Murrizit duke shënuar një pengesë tjetër që rruga të bëhet e pakalueshme.
Disa qindra makina janë detyruar të kthehen në rrugën e vjetër. Vetëm pak ditë më parë kompania ndërtuese ka marrë një fond shtesë prej 20 milionë euro, ndërsa më herët ka përfituar fond shtesë prej 50 milionë euro, duke u bërë rruga më e shtrenjtë në Evropë.
Kompania ndërtuese është Gjoka Construction, që po shënon një dështim të madh.












