• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ILIR BABARAMO/ Alqi, ky hero i kohës sonë!

droni by droni
2 April, 2022
in Kryesore, Opinion
0
FOTO & EMRI/ Ilir Meta emëron Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ilir Babaramo

Nuk është Alqi Kondi. Eshtë Alqi Bllako modeli frymëzues në Shqipërinë e sotme. Trajektorja e pasurimit dhe karrierës së shpejtë të tij janë ilustrimi më domethënës si funksionon realiteti i një të riu kur ose duhet të thotë “Edi Rama është si Zeusi” ose të ketë pak cipë në faqe dhe t’ia mbathë nga sytë këmbët për në Gjermani, Francë, Itali apo SHBA.

Në prillin e vitit të kaluar, gratë e Shkozës provuan për herë të parë parfumin “Chanel 5”. Raftet e floktoreve me mure të shtrembëta, të gjitha ndërtime informale, u mbushën me parfumin e shtrenjtë. Këtë muaj krehjen e keni të paguar nga kandidati për deputet, ai u jep dhuratë dhe një “Chanel 5”, u thoshin parukieret banoreve të Shkozës para se këto të dilnin  në rrugën gjithë gropa e pluhur të kësaj zone rurale të kryeqytetit.

Alqi Bllako e kishte hapur thesin. Gjithë defterët e marketeve që kishin  shitur ushqime veresie u zhdukën si me magji . Për burrat, Bllako u tregua dhe më xhymert. Gjithë marsin e prillin mund të pinin në klubet e lagjes sa të fryheshin pa futur dorën në xhep.

Thasët me miell, shportat me ushqime vërshuan lumë në shtëpitë e banorëve të njësisë numër 1. Kandidati për deputet i PS e bënte Santa Klausin të dukej një lypës.

Alqi Ballko po e kryente në mënyrë perfekte detyrën elektorale. Ishte aq I mencur për ta kuptuar se çfarë duhet të bënte. Duhet të përligjte zgjedhjen e tij në listën fituese, listë nga e cila ishin hequr dhe emra si i një ish-kryeministri në kohën e largët dhe historike të viteve 98-99, kur në zyrën e tij nguteshin për ta takuar gjithë njerëzit më të pushtetshëm të globit. Por kohët kishin ndryshuar. Tani Majko nuk flet fare sepse “ka bërë dhëmbët”.

Tani është koha e Bllakos. Kaq të pushtetshëm e ndjente veten Alqi sa I thoshte stafit të vet se në qeverinë e re do ishte ministër I financave. Madje filloi të ndante dhe poste. Një ish kafaz ambasade filloi të fryhej e tu çonte fjalë bizneseve të mëdha se Bllako  do ta emëronte drejtor të përgjithshëm të tatimeve. Tarifa ishte e lartë.

Bllako mund të ishte bërë dhe ministër. Të gjithë e donin, shefat i kënaqte. Ishte pa dyshim një yll në ngjitje. Ylli I tij nuk do ishte shuar nëse nuk do ishte ndodhur në mes të një afere që as në shtetet subsahariane nuk prodhohet, një aferë ku buxhetit të shtetit i duhej të paguante për ndërtimin e inceneratorit fatura për blerje suteniash, sheqeri, orizi dhe pothuajse gjithckaje tjetër që  rrok fantazia më e çartur njerëzore.

Afera e inceneratorëve duket se nuk ka për të qenë si ajo e uniformave të policisë, ku u dhanë dënime minimale për ca peshq të vegjël, ndërkohë që ustai i saj shëtit nga ministria në ministri pasi ministrat e dëbojnë si një xhepist të bezdisshëm e megjithatë detyrohen ta fusin prapë nga dritarja pasi e kanë përzenë nga dera “sepse është njeriu i Lali Erit dhe është i zoti në debate televizive”.

Për hir të vërtetës, zotësia e vetme polemizuese e tij qëndron në faktin se mund të thotë para kamerave dhe gënjeshtrën më të pacipë   pa u skuqur ose zverdhur. Tek afera e inceneratorëve shejtani ka dalë nga shishja. Dhjetëra shkresa tashmë janë bërë publike.

Në mënyrë paradoksale, Bllako është treguar tepër I pushtetshëm dhe ditën më të zezë të tij. Shqipëria kishte njohur kryeministra e ministra të brendshëm për dekada rresht që bënin  të dridhej dhe fëmija në bark të nënës por gjithë pushteti i tyre bëhej pluhur në një çast të vetëm.

Me Bllakon nuk ndodhi kështu. Bllako është zyrtari që policia për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar ka nguruar për gati 24 orë të ekzekutojë një urdhër arresti gjykate.  Madje jo vetëm kaq. Atij ju dha gjithë koha e mjaftueshme që të shesë gjithë pronat.

Për të gjithë është e qartë se orët e gjata kur gjithë opinioni piblik nuk dinte se ku ai ndodhej kanë shërbyer për të negociuar. Me cilin negocioi ish-deputeti për të cilin kishte urdhër arresti që nuk zbatohej? Mbi të gjitha çfarë force ia jepte këtë pushtet për të bërë pazar dhe në këto rrethana? Përgjigjet nuk do shumë mend për ti marrë me mend.

Tashmë të gjithë bëjnë pyetjen : a do ti tregojë “shokët” për të lehtësuar veten ? Varet se cilin do ti caktojnë shok të qelisë dhe kush do ta shoqërojë në orën e ajrimit.

Previous Post

LAJMI I FUNDIT/ Sa janë infektimet nga covid në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Next Post

TIRANË/ Një grua rrëshqet nga tarraca e shtëpisë, humb jetën

droni

droni

Next Post
Ambulanca përplas rëndë të moshuarën, prangoset shoferi

TIRANË/ Një grua rrëshqet nga tarraca e shtëpisë, humb jetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.