• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Si do të ringrihet Partia Demokratike!

droni by droni
26 March, 2022
in Kryesore, Politika
0
genc pollo
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Intervista e Genc Pollos në Deutsche Welle:

DW: Cilat jane pritshmëritë tuaja për zhvillimet në PD pas dorëheqjes së Bashës ? Cili do te ishte skenari optimal dhe ai me pak i dëshëruar?

Genc Pollo: Para vendimit të gjykatës skenari optimal është një bashkim i parties, bazuar në vendimet e marra nga kuvendi i 11 dhjetorit. Por duke dëgjuar e marrë parasysh kërkesat e arsyeshme të gjithë atyre që deri tashti qendruan afër Bashës. I të tërëve pa dallim. Kurse skenari negativ do të ishte që drejtuesit e lënë nga Basha të frenojnë bashkimin duke paraqitur kushte të pamundura e joparimore dhe me këtë sebep të mbajnë vulën e logon si dhe të caktojnë kandidatë në lokalet 2023 për të përçarë votën e opozitës.
Fatmirësisht jemi 100% në hullinë optimiste.

DW: Nëse skenari negativ potencial ndodh,, nëse ata që qëndruan deri dje afër Bashës mbajnë logon dhe vulën e PD, a mendoni që Grupit të Rithemelimit i mbetet të krijojë një parti të re demokratike me logon dhe vulën e vet? Kreu i këtij grupimi, ish kryeministri Berisha e quajti sot „fletushke“ rezoluten e grupimit dhe deputeteve demokratë që mund te jenw autorë të skenarit potencial negativ? Me fjalë të tjera e hodhi poshtë.

Genc Pollo: Mendoj se te tërë demokratët e ndërgjegjshëm duke filluar nga deputetët e shefat e degëve do të synojnë bashkimin; gjithnjë e më të shumtë janë ata që e shohin bashkimin jo vetëm të dëshirueshëm por edhe të paevitueshëm. Po e dëftejnë me fjalë e vepra.

DW: Si mund te ringrihet PD?

Genc Pollo: Bashkimi pa rezerva i të gjithëve është parakusht për ringritjen. Por jo garanci automatike për fitoren zgjedhore kundër PS në pushtet. Kjo fitore është absolutisht e mundshme; siç është i nevojshëm, madje i domosdoshëm, për demokracinë rotacioni i pushtetit. Për të arritur aty duhet përveç riorganizimit edhe një përcaktim programor; si dhe koherencë e konseguencë në qëndrimet politike në vijim.
Por fillimisht të pushojmë duke sqaruar publikisht problemet e vetvetes dhe të flasim kryesisht për problemet e publikut. Problemet që shqetësojnë shoqërinë duhet të jenë në fokus të një PD-je të ringritur. Shndërrimi në subjekt Big Brother ushqen disa media por edhe varros partinë.
Kjo ka pasoja edhe në qeverisje. Edhe në shtetet më problematike të Ballkanit dhe Europës po të zbulohej se një ministër i falte familjes e vetes truall shtetëror në bregdet do të kishte pasoja. Tek ne ishte lajm që u harrua ditën tjetër. Një opozitë efektive nuk e lejon këtë.

DW : A ka ardhur koha per nje lidership te ri ne PD qe nuk mbart gabime/mangesi/ stigmatizime negative nga e shkuara?

Genc Pollo: Koncepti i rinovimit të brezave në parti e në çdo organizatë tjetër nuk është i gabuar. Përkundrazi ai është natyror. Por varet se si e se ku, e se me kë bëhet. PD e tentoi një rinovim në udhëheqje në vitin 2013 me rezultatin që kemi parë. Kështu që në këtë fazë partia nuk është në qejf për eksperimente. Koha e zhvillimet do e tregojnë se kur do të kemi proçese te tilla.

Ndërkohë që të bën përshtypje se askush nuk flet për rinovim në PS. Edi Rama është aty në nivele të larta prej njëçerek shekulli dhe kryetar prej 17 vitesh. Madje në këtë post prej vitesh nuk votohet më nga socialistët pasi “fiton zgjedhjet” e pushtetit siç na tregojnë p.sh. raportet e OSBE/ODIHR dhe përgjimet e gazetës Bild. Prandaj fokusimi aktual më duket i njëanshëm.

DW : A i vlen apo e demton ringritjen rikthimi i Berishës si kryetar i PD?

Genc Pollo: Së pari, anëtarët e Partisë Demokratike do e peshojnë këtë pyetje dhe do t’i japin përgjigje me votën e tyre në muajin maj. Së dyti, këshillat në këtë drejtim janë të mirëpritura sidomos kur vijnë nga votues e dashamirës të PD. Së treti, demokracia shqiptare ka nevojë urgjente për një opozitë efektive e cila luan plotësisht rolin e kontrollit e balances ndaj pushtetit qeveritar. Këtë e sheh kushdo; madje po na e kujtojnë edhe zyrtarët e Komisionit Europian, të cilët nuk para përzihen në çështje partie. Së katërti pa aksionin e zotit Berisha që nga vjeshta e shkuar, do të ishim me opozitën më moçalore të këtyre tre dekadave. Sa thashë më lart, mendoj se i jep përgjigje pyetjes tuaj.

DW :. Dy grupimet kundershtare ne PD kane baltosur rende njeri-tjetrin. Ku e shihni celesin qe ato te bashkohen?

Genc Pollo: Baltosja është aspekti më i pakëndshëm i gjashtë muajve të fundit. Mbase na ngushëllon fakti që nuk jemi të vetmit; edhe jashtë vendit. Partia Popullore spanjolle në opozitë u përfshi së fundmi nga rivaliteti midis kryetarit të partisë dhe kryebashkiakut të Madridit; madje pati akuza të ndërsjellta për korrupsion e tendera pandemie. Në vijim pasuan dorëheqjet pa kushte. Dhe një kongres përbashkues është planifikuar në prill. Në rastin e PD-së në tërësi fajësimet ishin të përgjithshme pa prova e pa substancë. Por e veçantë duket çështja e Portit Durrës që duhet hulumtuar më tej. Por megjithatë vlen prezumimi i pafajsisë si parim.

DW : A prisni qe figura te PD me kontribute te spikatura, te nxjerra jashte nga Basha do te afrohen tanime per te vene ne sherbim te ringritjes pervojen, vokacionin politik nese nuk jane te stigmatizuar si të perfshirë në afera korruptive?

Genc Pollo: Janë afruar shumë syresh ndërkohë. Besoj do të aviten në parti dhe do të kontribuojnë në mënyra të ndryshme të tërë ata që duan e që munden. Procesi partiak i filluar në 11 dhjetor e mundëson këtë.
(Deutsche Welle në artikullin përdori citate nga kjo intervistë që po e publikoj të plotë e të aktualizuar)

Previous Post

KORÇË/ 2 në pranga, kapet sasi e madhe kanabisi, shkon në 12 numri i arrestimeve të aksionit disamujor

Next Post

Kryetari i bashkisë, Bardh Spahia dënon aktin kriminal ndaj Bushatit. Ja si është shkatërruar marketi poshtë shtëpisë

droni

droni

Next Post
Kryetari i bashkisë, Bardh Spahia dënon aktin kriminal ndaj Bushatit. Ja si është shkatërruar marketi poshtë shtëpisë

Kryetari i bashkisë, Bardh Spahia dënon aktin kriminal ndaj Bushatit. Ja si është shkatërruar marketi poshtë shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.