Një zjarr i papritur ka përfshirë këtë mbrëmje komisariatin e policisë në Kamzë.
Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa tani vazhdon puna për saktësimin e rrethanave të ngjarjes, për të mësuar edhe shkaqet që kanë sjellë rënien e zjarrit.
Tre persona kanë mbetur të lënduar. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. m.k











