I kërkova Alibeajt që grupi parlamentar të jetë institucioni ku do të zhvillohet debati mes demokratëve, tha Berisha gjatë konferencës për shtyp të PD.
Ndërkohë ai u tha gazetarëve se ka ndërmend të kandidojë. ‘Nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij. Vendosi 6 marsi, dhe anëtarësia ka në dorë fatin tim”, tha ai.
PD nuk ka problem datën e kongresit por zgjedhjen në bazë. Pd ka nevojë jetike institucionet e saj si kryesinë, këshillin kombëtar etj. Vala tjetër e protestave do të drejtohet nga opozita.
E ftoj Alibeajn të heqë dorë nga ankimimi i vendimit të gjykatës. Ai nuk ka hequr dorë se nuk e quan vendim përfundimtar. Unë e ftoj të lexojë realitetin, tha Berisha. a.b











