Finalizohet operacioni policor i koduar “Dajti”, për goditjen e krimeve mjedisore.
Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4
Vihet në pranga 1 shtetas. U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– V. I., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi V. I., në periudha të ndryshme kohore, ka prerë pemë në Parkun Kombëtar të Dajtit, dhe më pas, lëndën drusore, e shiste kundrejt përfitimit monetar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës për lëndë drusore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. r.k












