Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi ndërsa deklaroi se PD ka pasur kriza por në këto 5 muaj ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për tu rikthyer fuqishëm si opozitë.
”Nga 2009 e deri më sot nuk bëhen më zgjedhje. Në këto kushte, kur PD ndodhet në agoni pas një seri humbjesh njëra pas tjetrës, nisma për Rithemelim erdhi si shpresë. Në këto 5 muaj PD ka pasur zhvillimin më pozitiv me përpjekjet për tu kthyer në opozitë të vërtetë”, tha Berisha.a.b











