Bombat ruse vranë në Kiev Artem Datsishin në moshën 45-vjeçare, balerini kryesor i Operës Kombëtare të Ukrainës.
Kishte luajtur në baletet kryesore të repertorit klasik, duke bërë turne edhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Mjekët ishin përpjekur ta shpëtonin pas plagëve të marra ditët e fundit pas një ofensive tjetër ruse por ai nuk ia doli, bëri të ditur drejtori i Operës Kombëtare të Ukrainës, Anatoly Solovyanenko. Ai shkroi në rrjetet sociale: “U vra kolegu ynë, artisti i madh, solisti shumëvjeçar dhe njeriu i mrekullueshëm”. r.j











