Kreu i PR, Fatmor Mediu tha se mbështet qëndrimin e shumicës së deputetëve të PD për Lulzim Bashën dhe se dorëheqja duhet dhënë sa më shpejt. Mediu e bëri dekleratën gjatë një interviste me gazetaren Juli Xhokaxhi në abc news.
“I kam kërkuar të marrë vendim sa më shpejt dhe sa më racional. Pa e lënë veten të marrin vendim të tjerët për të. Vendimi më racional është dorëheqja.”
Sipas kreut të PR, në PD duhet të krijohet një bord i përbashkët nga të dyja grupet dhe në krye të vendosen njerëz me autoritetet që kanë kontribuar për PD-në dhe që nuk kanë qëllime të menjëhershme për lidershipin e partisë.












