Janë publikuar fotot e disa nga ikonat e reliket e tjera të gjetura në një apartament në Tiranë. Fotot i kanpublikuar gazetari Arsen Rusta ku bie në sy ikonostase Me një vlerë të madhe, ikona dhe relike të tjera, shumë prej tyre të veshura me ar.
Gazetari thotë se vlera e tyre shkon rreth 8 milionë euro.
“Shiheni pak këtë koleksion. Sekuestruar sot nga departamenti trafiqeve në polici.
Zbuluar në një apartament muze me vlerë tregu 8 milion euro.
Vendosa ti ndaj këto foto për të gjithë për të shijuar secili një pasuri të denjë me Vatikan e Luvër”, thotë gazetari. m.k













