Polici që ekzekutoi Klodian Rashën pranë shtëpisë së këtij të fundit u dënua sot nga Apeli me 12 vite burg.
Dënimi për Nevaldo Haderaj u rrit nga 10 në 12 vjet pasi vetë polici kërkoi pafajësi për vrasjen në Apelin penal të Tiranës.
Dënimi u dha me 18 vjet burg por me gjykim të shkurtuar u dha me 12 vjet.
Gjykata arriti në përfundimin se i riu Klodian Rasha nuk kishte armë me vete dhe si rrjedhim nuk rrezikonte jetën e tij. a.b











