Lulzim Basha ka mbledhur këtë pasdite Kolegjin e Kryetareve në përpjekje për të shtyrë dorëheqjen e tij nga detyra pasi këtë ia kërkuan edhe mbështetësit e tij më fanatikë.
Kjo është hera e dytë që Basha thërret kolegjin e kryetarëve, një forum jostatutor, ku ende mund të dëgjohet ndonjë zë kundër largimit të Bashës.
Kryetarët e degëve në rrethe pjesërisht janë të komanduar nga Basha dhe shumica e tyre, pse jo të gjithë, nuk ndikojnë anëtarësinë e PD e cila mori pjesë masivisht në referendumin e 18 dhjetorit për shkarkimin e Bashës. a.b











