Forcat Ajrore të Ukrainës shkatërruan sot postbllokun komandues të ushtrisë ruse në drejtim të Kievit, bëri të ditur nga komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valeriy Zaluzhny.
“Pak minuta më parë, një post komandë e armikut në drejtim të Kievit u shkatërrua. Forcat tona Ajrore janë duke punuar!”, ka shkruar ai.
Mësohet se sulmi u krye përmes dronëve Bajraktar që prodhohen në Turqi. m.k
Кілька хвилин тому знищено ворожий пункт управління на Київському напрямку. pic.twitter.com/1F6CKciklN
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) March 11, 2022











