Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot nga resorti në Antalia në Turqi, protestat në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë duke i konsideruar ato pakicë e zhurmshme që përpiqen të manipulojnë popullin.
”Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!”, deklaron në twitter kryeministri Rama.
Të shtunën në orën 11 do të mbahet protestë kombëtare ku pritet një numër i konsiderueshëm njerëzish. m.k












