Juristi i PD, Marash Logu publikon raportin e KLSH-së ku theksohet se nga humbja e gjyqeve në arbitrazh, qeveria shqiptare do të paguajë 390 milionë euro.
“Qeveria shqiptare do të duhet të paguajë edhe 388.4 milionë euro për 5 gjyqet e humbura në arbitrazhin ndërkombëtar vetëm gjatë viteve 2019 – 2020 (Tabela më poshte është marrë nga Raporti përfundimtar i KLSH-së për auditimin në Avokaturën e Shtetit).
Prandaj, qeveria refuzon të heqë taksat dhe ofrojë paketa solidariteti për të pamundurit sepse i duhet të paguajë faturën 818.4 milionë euro, e prodhuar nga kriza e korrupsionit të Edi Ramës dhe ministrave të tij”, thotë zyrtari i PD.













