Studentët e Kamzës kanë vijuar protestën prej dy orësh marshim nga UBT në drejtim të Bashkisë së Tiranës.
“Ju jeni milionera, me vila e makina.Ne paguajmë për ju, për ne paguan familja.
”Ju jeni milionera, me vila e makina.Nuk votojmë më për ju as ne dhe as familja”, ishin disa prej thirrjeve të studentëve.
“Në 2018 ishim ngelësa, tani jemi pabukësa?!”-ishte një thirrje tjetër ‘pikante’ e këtij marshimi, teksa kanë mbërritur në sheshin ‘Skënderbej’.
Nl orën 17:00 është thirrur sërish protesta kundër rritjes së çmimeve, duke shënuar kështu ditën e tretë që qytetarët mbushin sheshin “Nënë Tereza” me thirrjet e tyre për uljen e taksave. a.b












