Në qendër të Beogradit është zhvilluar një manifedtim pro-Putinit, protesta e vetme masive në botë që mbështet diktatorin rus.
Korrespondenti i Wall Street Journal, Bojan Pancevski ka komentuar këto protesta, duke thënë se grupet e djathta në Serbi kanë mbledhur një turmë të madhe për ta mbështetur agresionin rus.
“Në pjesën tjetër të Evropës, shohim protesta kundër pushtimit. Në Serbi, disa parti të djathta ia dolën ta mbledhin një turmë goxha të madhe për ta mbështetur agresionin”, ka shkruar ai.
Ndaj protestave ka reaguar edhe ish-ambasadori i Ukrainës në Austri, Olexander Scherba, duke pyetur: “Çfarë s’është në rregull me ty, Serbi?”.
#trenutno sa prozora kanca pic.twitter.com/QRQsAhz85K
— Aleksa Andjelkovic (@andjelkoviclaw) March 4, 2022











