Presidenti rus, Vladimir Putin ka përmendur për herë të dytë shqiptarët që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Në telefonatën që Putin ka pasur me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ai është ankuar duke thënë se Ukraina po ndihmohet nga vendet e tjera, përveç Shqipërisë, edhe nga Kroacia, Kosova, por edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri.
“Në Ukrainë, po shohim gjithnjë e më shumë mercenarë nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë, militantë nga Kosova dhe madje edhe xhihadistë me përvojë të operacioneve ushtarake në Siri”, tha Putin në bisedën e tij me kancelarin gjerman, Olaf Scholz. r.j












