Nga Artan Fuga
Mos hyrja në zgjedhjet bashkiake në vitin 2019 nga ish partia demokratike, vijeni vath në vesh, ka qenë një veprim që do të ketë pasoja në një tridhjetvjeçar!
Eshtë investim politik dhe gjeopolitik, si edhe personal afatgjatë, tridhjetvjeçar!
Deri në 2050! Gëlltit një brez pra edhe ata që sot janë 30 vjeç! Mos bëjnë budallain naiv dhe të kenë shpresë ndryshe!
Prandaj sa kohë nuk del në publik se kush e bëri, përse e bëri, si bindi të tjerët që ta ndiqnin, kush ndejti si hu gardhi dhe nuk foli, kush u servilos dhe sbëzajti, kush bëri llogari prej pushti politik për veten dhe nuk foli, pra po nuk dolën këto të tjerat janë rrufjanëllëqe politike!
E kuptoni? Investim tridhjet vjeçar!
Tani bërtit sa të duash : Fitoreeeeeeeeeee! Jo rastësisht populli nuk ndjek! Poçja u thye! Tani mos kërko të mbledhësh ujin e derdhur!
Pavarësisht rezultatit të këtyre zgjedhjeve, pavarësisht asaj që mund të riparohet disi, pavarësisht edhe disa llapaqenëve nëpër studio!
Investim personal tridhjetvjeçar, një jetë njeriu në profesion!
Ashtu edhe është shpërblyer dhe do të shpërblehet!
Madje nuk është pa lidhje me luftën e sotme në Ukrainë! Nuk qesh tërësisht kur e them këtë, por nuk ua shpjegoj dot më shumë! Kaq e ka receta e kekut!
Shikoni! Flitet për të gjitha, vihet rrotull si pordha nëpër brrekë, por vetëm se kush e bëri, kush ishin bashkëpuntorët, frymëzuesit, kush solli, “letrën anonime” për bashkitë heshtje! (Titulli i redaksisë)











