Kandidati i koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’ në Shkodër, Bardh Spahia, shprehu besim sot në mitingun përmbyllës se shkodranët do ta votojnë atë për të parin e bashkisë.
Spahia tha se këto zgjedhje nuk janë thjesht lokale por edhe thellësisht politike. Duke iu referuar Lulzim Bashës, i cili shkon nga humbja në humbje, Spahia tha se më 6 mars do votohet për opozitën e vërtetë, dhe jo atë fasadë që shet interesin e qytetarëve.
“Do vendosim të dielën a do të mbetet Shkodra zemra e demokracisë tonë. Vendimet do merren me shkodranët, në interesin e tyre. Kjo fitore duhet të jetë për të gjithë qytetarët, në veçanti për rininë. Do punojmë së bashku që Shkodra mos të zbrazet nga të rinjtë. Nga qyteti i papunësisë, duhet të bëhemi kryeqendra e zhvillimit teknologjik.”-tha Spahia.
Ndërsa ish kryeministri Berisha në fjalën e tij tha se Shkodra do t’i japë Ramës përgjigjen shkatërrimtare në 6 mars.
“Nuk ka një vend tjetër kund si Shkodra, një të dytë nuk gjen. Beteja me Shkodrën ë shtë betejë e humbur, beteja e Edi Ramës i cili sihte sopt përsëri këtu sepse ka humbur për shkak të problemeve psiqike që ka, nuk ka koherencë, përndryshe ai uk do të vinte kurrë në Shkodër, me ndërprerjen e fondeve që i ka bërë Shkodrës, me mashtrimet e mëdha, me përpjekjen e tij për të rikthyer, rehabilituar ish-xhelatët e diktaturës komuniste. Edi Rama ishte sot këtu por nuk kërkoi asnjëherë ndjesë për firmën e të atit, për varjen e poetit në vitin 1988. Edi Rama bëri gjithçka në këto vite të rikthejë hijet e zeza të diktaturës komuniste. Por 6 marsi është përgjigjja më shkatërrimtare e Shkodrës për përpjekjet e tij. Me 6 mars, Shkodra voton për qytetarët e saj, voton për një pranverë shprese të madhe, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë, voton për të dëshmuar mbështetjen e saj të fuqishme ndaj opozitës së vërtetë dhe pluralizimit në Shqipëri. Voton për të çelë dyert e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, të cilat kanë një rëndësi vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët”, u shpreh Berisha.











