Janë 5 emra që kanë apkikuar në lidhje me vakancën në Gjxkatën Kushtetuese nga gjxkatëdit që zgjedh Gjykata e Lartë.
Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, ka bërë shpalljen publike për plotësimin e vakancës së pjesshme në Gjykatën Kushtetuese, si rezultat i mbarimit të mandatit të znj. Vitore Tusha.
Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë:
1. Brunilda Kadi
2. Elsa Miha
3. Holta Zaçaj
4. Juliana Latifi
5. Sandër Beci
Lista e kandidatëve, si dhe dokumentacioni i paraqitur prej tyre i janë dërguar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vlerësimin e kushteve dhe kritereve të emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.











