4 anëtarë të një familjeje shqiptare me banim në Grequ u gjetën të vdekur në zonën e Andravidës në Ilia.
Fillimisht u raportua se bëhet fjalë për një masakër, ku babi shqiptar vrau gruan e tij fillimisht, më pas dy fëmijët e vegjël dhe më pas u vetëvra.
Megjithatë policia ka një pistë tjetër ku mendohet se ish-bashkëshorti i gruas, vrau çiftin dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, duke lënë të gjallë vetëm fëmijën e tij, rreth 11 vjeç, i cili ishte fëmijë i martesës së tij të mëparshme me viktimën. r.j











