Mësohen detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Qerret.
Viktima është një 18-vjeçare në vitin e fundit në gjimnazin ‘Isuf Hoti’.
Ajo është Floriana Kolgjini e cila u përplas për vdekje sapo zbriti nga furgoni i shkollës nga një mjet tip ‘Benz’.
Gjimnazistja ndërroi jetë në vend kurse motra e saj dhe një tjetër mbetën të plagosura rëndë nga aksidenti. m.k












