SPAK kwrkon dënimin me 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda. Sipas SPAK, Voda është fajtore pët akuzën e “ushtrimit të ndikimit tw paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Për shkak tw gjykimit të shkurtuar dënimi pwrfundimtar i kërkuar është 1 vit burg, si edhe 3 vjet heqje e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike.
Për dy personat e tjerë, Florida Beu dhe Majlinda Hasani SPAK kërkoi nga 15 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 10 muaj.











