Një i ri u qëllua me armë zjarri këtë mbrëmje në qytetin e Elbasanit.
I plagosuri u gjet nga kalimtarët i mbuluar në gjak në rrugë ndërsa besohet se është rreth moshës 25-30 vjeç, ende i paidentifikuar.
Ai është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe është futur në sallën e operacionit, por raportohet se gjendja e tij është e rëndë. m.k











