Ministria ruse e mbrojtjes pranoi të dielën në mbrëmje oër herë të parë se ushtarët rusë ishin vrarë dhe plagosur gjatë një ofensive në Ukrainë.
Zyrtari shtoi se humbjet e rusëve ishin shumë më të ulëta se ato të pësuar nga Ukraina, pa specifikuar një numër, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Që nga fillimi i asaj që Rusia e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë, forcat e armatosura kanë goditur 1,067 objekte ushtarake ukrainase, citon Interfax të ketë thënë ministria. m.k











