• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Thirrja e Berishës një javë para votimeve: Të takojmë çdo qytetar që të votojnë opozitën e vërtetë

droni by droni
26 February, 2022
in Kryesore, Politika
0
Thirrja e Berishës një javë para votimeve: Të takojmë çdo qytetar që të votojnë opozitën e vërtetë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Lideri i PD Sali Berisha bëri thirrje nga Shkodra që të votohen kandidatët e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’.

Në dy takime që zhvilloi në Shkodër me të rinjtë dhe gratë demokrate, Berisha kërkoi që të trokitet në derën e çdo qytetari për ta bindur që të votojë për kandidatin Bardh Spahia dhe kandidatët e tjerë të ‘Shtëpisë së Lirisë’ në bashkitë Shkodër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë, Lushnje dhe Dibër.
Berisha e quajti javën finale si javën e betejës së opozitës së vërtetë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ne jemi në një revolucion demokratik paqësor, i cili është jetik për shoqërinë shqiptare. Sepse regjimi aktual i Edi Ramës e çoi demokracinë përpara alternativës: “To be or not to be” të jesh apo mos jesh. Sepse ky regjim me një seri qëndrimesh u bë një shpresëvrasës i vërtetë, i ëndrrave tuaja, i idealeve tuaja, i dëshirave tuaja.

Me qëndrimet e tij ky regjim, shkreton në kuptimin e vërtetë të fjalës çdo ditë e më shumë shoqërinë shqiptare. Për një komb s’ka shkretim më të madh se sa ti ikë rinia. Një komb me fëmijë që të rinjtë i ikin është një komb në shkretim, një komb pa të ardhme dhe në fakt këtë bën Edi Rama çdo orë, çdo ditë, çdo javë çdo muaj.

Rinia studentore u përball me këtë regjim në një betejë jetike, të fuqishme. Me një organizim të madh, me një vendosmëri dhe guxim të pashoq. Studentët në takime siç e dini e gozhduan diktatorin me guxim të hekurt dhe logjikw të ftohtë. E megjithatë ajo lëvizje nuk fitoi. Nuk fitoi,  jo se ajo nuk ishte e fuqishme, por sepse kauza e saj e drejtë nuk kishte mbështetjen e duhur politike.

E kam ndjerë veten më të lënduar se asnjëherë sepse studentët kërkonin që forcat politike të mos afroheshin me ta. Por shikoni, njëra forcë politike ishte shkaku i të gjitha atyre për të cilat studentët protestonin. Kurse forca tjetër politike e opozitës kishte treguar cinizëm dhe indiferencë absolute ndaj të gjithë atyre faktorëve që i nxorën studentët në rrugë. Kishin të drejtë “larg nesh mos u përpiqni të përfitoni nga lëvizja jonë”. Ky ishte mesazhi më i hidhur jo për PS por për PD-në e cila de facto para asaj lëvizjeje qëndronte si pseudo opozitë.

Me Belindin dhe studentë të rinj të tjerë, jemi përpjekur shumë ato ditë të gjendemi në anën e studentëve, por përsëri ata kishin refuzuar si asnjëherë tjetër forca të tjera politike. Normalisht opozita e tërë duhet të ishte aty. Por duhet të ishte aty kur ta meritonte. Kur ajo të kish bërë avokatinë e tyre, çdo ditë, çdo muaj, çdo vit për  vendimet  kundër atyre që merreshin nga qeveria, për ligjet që votoheshin në parlament. Kjo nuk ndodhi. Nuk ndodhi sespe nuk e lejoi pozicioni.

Jua them këtu. Ata u ngritën kundër një ligji që ishte fund e krye klientelist. Një ligj i hartuar për të favorizuar një universitet privat. Dhe ai universitet privat jo vetëm loboi dhe arriti të kalojë ligje dhe vendime por ia arriti ti mbyllë dhe gojën opozitës. Kjo është e vërteta. Në qoftë se unë e them me bindje të plotë se ky sot është një narkoshtet i mirëfilltë që bazohet mbi drogën, vjedhjen krimin dhe s’meriton asnjë ditë të ekzistojë e them se kjo wshtw e vërteta.  Por në këtë situatë bashkëfajtor pa diskutim ishte dhe drejtimi i opozitës. Ishte ai që sot shqiptarët po e quajnë Lulzim Brava.

U ndala në këtë moment me ju, jo për të vajtuar të shkuarën por vetëm për të menduar se çfarë misioni kemi ne, çfarë misioni të madh keni ju. Misioni juaj  dhe i yni i këtij revolucioni është të mbjellim shpresën.

Ndaj dhe unë përunjësisht ju lutem ju që të angazhoheni në një dialog dhe debat me të gjithë bashkëmoshatarët e juaj kudo që janë, të diskutoni për këtë vend, të diskutoni për të rikthyer shpresën tek të gjithë ata që nuk e kanë. Unë ju garantoj se potencialet e këtij vendi janë të jashtëzakonshme dhe se mundësitë në këtë vend janë të pakrahasueshme me vende të tjera. Por nga duhet ta nisim? Nga shpresa! Duhet të bëjmë gjithçka që këtë revolucion ta bëni ju të rinjtë dhe ta quajmë revolucioni i shpresës për shqiptarët.

Ju i keni të gjitha. Unë e kuptoj se ka njerëz që me të drejtë pyesin, ku është kjo ekspertizë, ky projekt kjo politikë. Të gjitha janë në mendjet tuaja. Ndaj dhe ta shndërrojmë këtë lëvizje në shpëtimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të gjitha lëvizjet për liritë e shqiptarëve kanë pasur dhe kanë firmën e të rinjve shqiptarë.

Ne jemi këtu në bastionin e vlerave dhe demokracisë. E kam thënë dhe po e përsëris prapë për ju. Një raport në universin e raporteve  që është themelor për njeriun e qytetëruar quhet raporti me të vërtetën. Ai është raporti i të gjitha raporteve. Po të shohësh apo të ndalesh e të mendosh ky qytet i bekuar këtë raport e ka më të drejtë se të gjithë shqiptarët. E ka faktuar me sakrificat e jashtëzakonshme që ka bërë për të vërtetën dhe për lirinë.

Sepse liria dhe e vërteta nuk ndahen. Në këtë bastion ne jemi shpresëplotë për fitoren e Bardh Spahisë. Një përfaqësues juaj dhe un përulem me nderim të madh dhe mirënjohje të thellë para jush, sepse arritët ti jepni fytyrën tuaj kësaj fushate në Shkodër. Por unë kam një kërkesë përsëri për ju. Askush këtë nuk mund ta zgjidhë këtë më mirë se ju. Belindi në thirrjen drejtuar demokratëve u thotë atyre që mbështesin zotin Xhemal u thotë që “ mos rrini të tretë, bëhuni të parë me votën tuaj”.

Mos e humbisni votën ta çoni në një rezultat të tretë. Nuk ju shkon kjo ju nuk i shkon as qytetit. Nuk i shkon as PD-së në ngjitje të madhe. Nuk i shkon vullnetit tuaj për të qenë opozitarë të vërtetë, pranda bashkohuni, bëni gjithçka me të gjitha njohjet që keni, që kjo javë të jetë java e bashkimit të demokratëve në mënyrë që mos mbetet asnjë demokrat i tretë në votën e tij, të gjithë në të parën.

Të gjithë në opozitën e vërtetë.

Së fundi ju ftoj pas këtyre zgjedhjeve dhe kurorëzimit të tyre me fitoren e shkëlqyer të Bardh Spahisë, ta vazhdojmë betejën tonë duke shumëfishuar mbështetësit tanë. Ju jeni misionarë të vërtetë. Nuk është i lehtë ky mision. Elektorati shqiptar ka edhe aspektet ndonjëherë të një mozaiku. Një përqindje jo e vogël e vëllezërve dhe motrave tona nga dëshpërimi kronik nuk votojnë. Edhe unë kam takuar, dhe i takoj. Njerëz që thonë skam votuar ndonjëherë, nuk votoj.

Me ata duhet të bëjmë një punë të madhe, duhet ti bindim që të votojnë. Duhet që secili prej nesh duhet të përpiqet të gjejë, nga këta qytetarë që nuk votojnë. Sepse këta qytetarë harrojeni që nuk votojnë. Këta në rast se votojnë votojnë për ne. Ndaj dhe është meritë e madhe juaja që ata ti bindni të votojnë. Në elektorat ka të tjerë që shesin votën. E shesin nga halli. Ka prej tyre që skano bukë për fëmijët. Por një gjë duhet ti bindni, se shitja e votës sjell vetëm plaçkitje më ët madhe për ta. Sjell vetëm varfëri më të madhe për ta.

Ju duhet të dini. Në doktrinë diktatorët siç e bëri Enver Hoxha por edhe të tjerë, kanë përdorur varfërimin ekstrem për të mposhtur apo ndrydhur e shtypur njerëzit. Po pse? Sepse psikologët thonë se ai që nga mëngjesi deri në darkë është i detyruar që të mendojë vetëm për kafshatën e ka pak të vështirë të shkojnë më tutje. Por ne këta njerëz duhet ti bëjmë të shkojnë më tutje, sepse këta nga dëshpërimi nuk shkojnë të votojnë. Ndaj duhet të punojmë dhe me këtë kontingjent. Pra këto janë raportet elektorale.

Duhet të mendojmë të përmbysim raportet elektorale në Shqipëri. Dhe ju garantoj se ato nuk përmbysen me mitingje sado gjigante të jenë ato. Raportet përmbysen para së gjithash me arsyetime, me shpjegime, me sqarime tek çdo individ. Dhe këtë mision smund ta marrë askush më mirë se ju. Në rast se marrim këtë misioni që është misioni i shpëtimit të Shqipërisë, revolucioni ynë do të njohë një dallgë të madhe që pakkush mund ta imagjinojë sot.

Do kemi një fitore të thellë dhe do ndahemi nga një e keqe madhe që ka kapur vendin, që po largon bashkëmoshatarët tuaj. Unë kam besim të plotë se ju si misionarë të vërtetë të këtij revolucioni që në thelb ka kthimin e lirisë dhe të vlerave të saj për qytetarët shqiptarë, rujthimin e dinjitetit, rikthimin e tyre në rrugën e Evropës dhe integrimit evropian, ju do të keni sukses të plotë.

Previous Post

VIDEO/ Si i dha Erion Veliaj 40 milionë euro shtesë inceneratorit

Next Post

Aksident i rëndë në rrugën Shkodër-Koplik, 1 viktimë dhe 3 të plagosur rëndë

droni

droni

Next Post
Aksidenti tragjik në Elbasan, pa jetë polici dhe 6 të plagosur

Aksident i rëndë në rrugën Shkodër-Koplik, 1 viktimë dhe 3 të plagosur rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.