Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish sot të rrëzojë kërkesën e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka.
Kjo është hera e tretë që Koka kërkonte një masë më të lehtë sigurie se ajo e arrestit me burg.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, pas këshillimit në Dhomën e Këshillimit.
Kokës i lind e drejta që brenda 5 ditësh të apelojë vendimin në shkallën e dytë të gjykatës.
Lefter Koka u arrestua në datën 15 Dhjetor me urdhër të SPAK, dhe prej afro dy muajsh gjendet në burgun 313 në Tiranë, në pritje të gjykimit. a.b













