Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar sonte pas vendimit të Putin për të aneksuar rajonet e Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
”Dënoj njohjen nga Rusia të pavarësisë së rajoneve separatiste të Ukrainës Lindore të Donetskut dhe Luhanskut.
Ky akt unilateral është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut, si dhe minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës!
Shqipëria qëndron e bashkuar me partnerët dhe aleatët në mbështetje të Ukrainës”, deklaron Meta.
Edhe Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka dënuar vendimin e marrë nga Presidenti rus Vladimir Putin për njohjen e pavarëisë së rajoneve të Ukrainës lindore.
“Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës , Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.
Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës!”, shkruan ministrja Xhaçka. m.k











