Një ortek i fuqishëm bore ka bllokuar aksin rrugor Bogë-Theth.
Autoriteti Rrugor Shqiptar publikon pamjet e ortekut, ku shihet se është bllokuar qarkullimi, ndërsa po punohet për hapjen e rrugës.
”Në Bogë-Theth vijojnë të bien ortekë 💨 të cilët bllokojnë qarkullimin dhe vështirësojnë punën për pastrimin
Po punohet 24/7 me mjete e punëtorë për ta mbajtur të hapur këtë aks Bogë-Qafë Thore qarkullimi kryhet pa problem”, thuhet në njoftimin e ARRSH.













