Burrë e grua humbën jetën në Borsh për shkak të zjarrit në banesë si shkak i shkëndisë elektrike. Burri ishte 83 vjeç dhe gruaja 71 vjeç.
Borsh/Informacion paraprak:
Më datë 19.02.2022, rreth orës 09:45 në fshatin Borsh, Himarë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rr. C., ku si pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Rr. C., 83 vjeç dhe bashkeshortja e tij, shtetasia S. C., 71 vjeçe.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndij elektrike.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes











