Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se duke nisur që nga dita e hënë, 21 shkurt, për një muaj do të kryhen punime në aksin rrugor Elbasan–Librazhd në Murrash.
Në një njoftim për mediat, ARRSH, bën me dije se qëllimi i këtij projekti Emergjence është përforcimi i pjerrësisë për të mbrojtur rrugën nga rrënia e shkëmbinjve të përmasave tëndryshme.
Është vendosur dhe sinjalistika provizore nga km 25+000 deri në km 27+500. Punimet do të kryhen në 2 zona dhe menaxhimi i trafikut do të bëhet për dy segmente sipas skemave përkatëse.
Zona I ‐ Segmenti nga km 25+300 deri në km 26+400.
Zona II ‐ Segmenti nga km 26+350 deri në km.27+050.












