Kryeministri Edi Rama u takua këtë të premte me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, në Konferencën e Sigurisë që po zhvillohet në Mynih, shkruan Protothema.
Gjatë bisedës të dy kryeministrat u ndalën tek demarkacioni i zonës detare mes dy vendeve, duke theksuar se çuarja e kësaj çështjeje në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, siç kanë rënë dakord të dyja palët, do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy vendeve, por edhe sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.
Po ashtu Kryeministri grek nënvizoi mbështetjen e Greqisë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian në përputhje me termat dhe kushtet e anëtarësimit.r.p












