• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Administratori i inceneratorit të Fierit, mohon letrat e QKB ku del edhe administrator i kompanisë së Arben Ahmetajt

droni by droni
18 February, 2022
in Kronika, Kryesore
0
Gugallja dhe Zoto, pa garë dhe në kundërshtim me ligjin 25 vjet kontratë koncesionare
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Administratori i Inceneratorit të Fierit Loran Dusha gjatë dëshmisë në betim mohon të dhënat e QKB në të cilat theksohet se ja punuar në kompaninë e Arben Ahmetaj “Hermes Communication”, pranon njohjen me Zoton, Mërtirin dhe Gugalljan.

PYETJE – PËRGJIGJET NË KOMISIONIN HETIMOR PËR INCENERATORËT:

Jorida Tabaku: Bëni një prezantim tuajin dhe na thoni në cilën detyrë jeni për momentin?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Unë quhem Lorant Dusha. Lindur Lushnje, banues në Tiranë. Aktualisht zotëroj postin e administratorit pranë shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment” Fier .

Jorida Tabaku: A i njihni shtetasin Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe shtetasen Stela Gugallia ?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Po i njoh!

Jorida Tabaku: Në cilat marrëdhënie?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Klodian Zoto është aksioneri i shoqërisë ku unë punoj, kryesori. Ndërsa z.Mirel Mërtiri ka qenë drejtor kompanisë “Integrated Technology Services”.

Jorida Tabaku: Në cilin vit keni filluar punë në kompaninë aktuale?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Punë kam filluar në 28 Gusht 2017.

Jorida Tabaku: Ku keni punuar më parë?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Kam qenë në kompani të tjera private, nuk kanë pas lidhje. Në 2013-ën kam qenë punonjës i “Integrated Technology Services” dhe aty e kam njohur edhe Klodian Zoton.

Jorida Tabaku: Kjo kompani në pronësi të kujt është?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Kjo kompani është në pronësi të “Integrated Technology Services” dhe kompanisë ndërtim –montim Patos, Fier.

Jorida Tabaku: E njëjta kompani që është në administrim, në koncesionin e Fierit?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Po! Pronarët e shoqërisë që unë administroj janë “Integrated Technology Services” dhe ndërtim-montim Patos; janë dy aksionerët e kësaj kompanie.

Tabaku: Dhe i keni vijuar marrëdhëniet e punës me to qe ne vitin 2013?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Në vitin 2013 kam qene me to për një periudhe shume te shkurtër ne kompaninë “Integrated Technology Services”.

Tabaku: Kur ka qene eksperienca juaj e pare ne pune?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Kam punuar ne kompani te ndryshme. Eksperienca ime e pare ka qene specialist marketingu qe pas mbarimit te shkollës.

Jorida Tabaku: Ne cilën kompani?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Kam qene ne kompaninë postare “Fedex”.

Jorida Tabaku: Unë kam këtu një ekstrakt nga “QKR”-ja qe ne vitin 2010 ju keni qene përfaqësues i kompanisë “Hermes communication”. Nuk e keni njohur z.Klodian Zoto që në kompaninë “Hermes communication”?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Jo, jo, nuk kam dijeni.

Jorida Tabaku: E keni njohur z.Arben Ahmetaj ne vitin 2010 ne kompaninë “Hermes Communication”?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Jo, jo.

Jorida Tabaku: Keni punuar apo jo ne kete kompani?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Jo, jo.

Jorida Tabaku: Nuk keni asnjë lidhje me kete kompani?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Jo, jo.

Jorida Tabaku: Atëherë na ka gënjyer QKR-ja dhe ju keni qene përfaqësues dhe eshte dorëzuar ne QKR nje dokument i juaji i identitetit me datëlindjen 18.11.1983, Loran Dusha.

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Është diçka per te cilën une nuk kam dijeni.

Jorida Tabaku: Nuk keni dijeni qe kompania “Hermes communication” qe ka përdorur te dhënat tuaja dhe ju ka përdorur si përfaqësues?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Nuk kam dijeni per kete çështje. Eshte hera e pare qe po e dëgjoj.

Jorida Tabaku: Besoj e kuptoni qe dëshmia juaj eshte ne betim?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Patjetër!

Jorida Tabaku: E njihni zonjën Ariola Kodra?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Nuk e njoh.

Jorida Tabaku: Nuk e njihni?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Jo! Ne marrëdhënie pune jo.

Jorida Tabaku: E njihni apo jo znj.Ariola Kodra?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Ne marrëdhënie pune nuk e njoh sepse nuk kam punuar asnjëherë me znj.Kodra.

Jorida Tabaku: Ne kompaninë “CGC” keni punuar apo jo?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Po!

Jorida Tabaku: Ne kompaninë “CGC” ka punuar edhe znj.Ariola Kodra e cila ne dëshminë e saj nen betim dëshmoi se nuk e njihte z.Klodian Zoto, Mirel Mertirin dhe Stela Gugallian përpara viti 2019 kur kishte marrëdhënie pune me to. Kompania “CGC” është nje kompani ku dalin si pronare Stela Gugallia, Klodian Zoto, Mirel Mertiri, Loran Dusha, qe jeni ju dhe keni qene aksioner i kësaj kompanie dhe përfaqësues ligjor.

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Kam qene administrator.

Jorida Tabaku: Po, njëkohësisht Ariola Kodra përfaqësuese ligjore e kësaj kompanie. Zonja na dëshmoi këtu ne kete komision qe ne vitin 2019 i ka njohur zotërinjtë qe e kane marre ne pune dhe para këtij viti nuk i njihte.
E njihni zonjën Denisa Tollkuçi?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: E njoh!

Jorida Tabaku: Ne çfarë marrëdhënie e njihni znj. Denisa Tollkuçi?

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Ka qene punonjëse e “Integrated Techology Services”.

Jorida Tabaku: Njëkohësisht përfaqësuese ligjore e inceneratorit te Elbasanit.

Loran Dusha, Administrator i Inceneratorit të Fierit: Nuk e di kete pjese.

Jorida Tabaku: Përse kompania ku ju punoni tani kishte nevojë që të hapte tre kompani të tjera me emra të ndryshëm për të reflektuar në tre konçesione të ndryshme, tre kërkesa të ndryshme ndërkohë që pronarët ishin të njëjtë?

Loran Dusha: Nuk e di për çfarë po flisni. Unë përfaqësoj shoqërinë ku jam dhe pronarët e kompanisë ku unë jam administrator janë “Integrated Technology Service” dhe “Ndërtim Montim Patos”. Për pjesën tjetër nuk e di.

Jorida Tabaku: Në cilën marrëdhënie e njihni Denisa Tollkuçi?

Loran Dusha: Kur kam qenë punonjës tek “Integrated Technology Service” ka qenë kolege.

Jorida Tabaku: I sqaroj këto pyetje sepse bëhet fjalë për një grup individësh, 4 ose 5 individë që në vitin 2010 kanë punuar në biznese të ndryshme. Ju kujtoj se kompania “Hermes Communication” është çelësi që I lidh këta individë në marrëdhënie biznesi . Z. Klodian Zoto I lidh këta individë. Është e rëndësishme të kuptojmë se si një rrjet biznesesh janë lidhur me njëri-tjetrin që në vitin 2010. Arjola Kodra këtu në betim dha një dëshmi të rreme dhe ky është shqetësimi. Bëhet fjalë për të njëjët persona. Kur ka qenë komunikimi juaj i fundit me z. Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe zonjën Stela Gugallja?
Loran Dusha: Me Klodian Zoton, me sa mbaj mend, ka qenë para festive të Nëntorit. Më z. Mirel Mërtiri, nuk e mbaj mend, ka shumë kohë pa komunikuar.

Jorida Tabaku: Besoj se komunikimet tuaja kanë qenë si Administrator i Inceneratorit të Fierit?

Loran Dusha: Në rastin e z. Klodian Zoto, po.

Jorida Tabaku: Unë këtu kam bilancin që kompania juaj ka dorëzuar. Detyrimi ligjor ishte edhe për vitin 2020. Unë të fundit kam vitin 2019. Kompania juaj nuk e ka plotësuar detyrimin ligjor për ta dorëzuar bilancin e vitit 2020 ku thuhet që në bilanc, njihet nga vetë ju në fakt. a.b

Previous Post

Basha për projektin e Durrësit: Nuk jemi kundër por duhet bërë me transparencë dhe garë

Next Post

Digjet dyqani në një rrugë të Tiranës, policia jep detajet

droni

droni

Next Post
FOTO/ Vlorë, aksident në Transballkanik, fuoristrada përplaset me “Audin”

Digjet dyqani në një rrugë të Tiranës, policia jep detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.