Partia Demokratike në bashkëpunim me KAS organizuqn në Hotel Tirana, tryezën me ekspertë për Reformën Territoriale ku foli edhe Lulzim Basha.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Ku qëndrojnë dimensionet e dështimit të reformës territoriale. Dëgjuat disa nga folësit dhe ndërkohë që po transmetohej, zoti Bejko i cili ka dhe përgjegjësinë e sekretarit të decentralizimit dhe pushtetit vendor, të qeverisjes vendore në PD, përveç përvojës së tij qoftë në nivel qëndror në Ministrinë e Brendshme dhe të pushtetit vendor atëherë qoftë dhe si prefekt, më tha se njëri prej këtyre ishte këshilltarë aktual i PS, produkt i votimit monist të Qershorit 2019. Shënova një nga fjalitë që tha. Paguajmë dhe nuk marrim shërbimin për të cilin paguajmë. Ky ishte në fakt dhe lajtmotivi apo le të themi fjalia përbashkuese e shumicës së atyre që dëgjuat. Pse jemi këtu? Nuk jemi aksidentalisht. Në qoftë se shteti në vetvete është kontrata e individëve , e familjes e shoqërisë për të ruajtur jetën, sigurinë, rendin publik, shëndetin, arsimin, për të lejuar dhe mbrojtur liritë ekonomike, individuale, të shprehjes politike e gjithçka. Pushteti vendor është ai që i jep formë shumicës së këtyre detyrimeve të shtetit karshi atyre që e kanë krijuar shtetin. Individi, familja, shoqëria. Pse? Sepse normalisht shërbimi bëhet më mirë kur është afër qytetarit. Një parim që mban një emër të ndërlikuar subsidiaritet që do të thotë shërbimi më i mirë është shërbimi më afër qytetarit. Nuk e kemi shpikur ne. Madje nuk është as një koncept modern. Është një koncept i lashtë. Ndodh kjo, krijohen 2 lloje marrdhëniesh. Marrdhënia e parë është një liri e plotë fiskale e pushtetit vendor për ti mbledhur këto taksa dhe për tia destinuar qytetarëve. Një formulë që ne e propozuam në 2014-2015 por skishin vesh të dëgjonin sepse kishin ndërmend jo vetëm që mos tju jepnin kompetenca të reja për mbledhjen dhe administrimin e të ardhurave por të ju merrnin dhe ato që kishin. Dhe tjetra është, dakort nëse i qëndron parimit të centralizimit fiskal, pra që ke një shërbim qëndror të fuqishëm që mbledh taksat e qytetarëve, atëhere ti ndash në mënyrë të tillë që përgjegjësitë që kryeministri dhe qeveria ia kanë deleguar pushtetit vendor, tia delegosh bashkë me kompetencat dhe bashke me fondet, përndryshe ske bërë gjë tjetër veçse ke larë duart. Dhe kjo ka ndodhur. Çdo gjë që kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk e merr përsipër në raport me qytetarët që është shumica e gjërave për të cilat kanë nevojë qytetarët, ia thotë është përgjegjësi e pushtetit vendor. Por, nuk i jep pushtetit vendor asnjë vegël, asnjë instrument. Madje i ka marrëë dhe ato instrumente të cilat ekzistonin dhe sot është dita ky është vendi për ta thënë një shembull. Në fakt në këtë moment që po e themi këtu po thuhet e në një sallë tjetër në Tiranë diku 500 metra larg nesh. Shumica prej jush këtu në këtë sallë e mbajnë mend strategjinë e trajtimit të mbetjeve urbane. Pastrimi, qyteti i pisët, qytet i ndotur thoshte anketa për Tiranën. Dhe kur e thoshte për Tiranën, imagjinoni pastaj si është gjendja në vende të ndryshme të Shqipërisë. Pastrimi është një nga kompetencat bazë të pushtetit vendor. Ka qenë dhe kur nuk ekzistonte fjala pushtet vendor apo qeverisje lokale, kur i thonin komitet ekzekutiv. Pastrohej qendra urbane, s’vinte qeveria e Tiranës të pastronte as vetë tiranën jo më të tjerat. Cila ishte strategjia e mbetjeve urbane e hartuar nga Banka Botërore dhe Qeveria Federale Gjermane?
Nëse nuk gabohem për numrin, 12 landfille të shpërndara anembanë Shqipërisë me një proces progresiv të trajtimit të tyre, që qytetet ne qendrat e banuara rurale të pastroheshin me një kosto minimale për qytetarët, që mbetjet të depozitoheshin me kosto minimale. Dhe impakti, qoftë sa i takon pastërtisë së qytetit, qoftë sa i takon vendgrumbullimit të mbetjeve apo trajtimit të tyre, të ishte minimal si për mjedisin, dhe çfarë është më e rëndësishmja për shëndetin e qytetarëve.
Pra, ishte një strategji e financuar nga Banka Botërore dhe Qeveria Federale gjermane, që shqiptarët me sa më pak para të merrnin shërbimin më të mirë si për pastrimin rrugëve dhe rrugicave, shesheve, qyteteve dhe fshatrave tona, si për trajtimin e këtyre mbetjeve.
Çfarë ndodhi? Ku jemi sot?
Në një sallë tjetër, 500 m nga këtu, po zhvillohet prej orësh seanca e dytë për këtë javë e Komisionit Hetimor për inceneratorët, djegësit e plehrave.
Papritur, kompetenca më bazë e pushtetit vendor, pastrimi, na kaloi nga kompetencë e pushtetit vendor në kompetencë e pushtetit qendror.
Pse? Për çfarë arsye, di të pastrojë më mirë Edi Rama bashkë me ministrat e ti?
Sigurisht që kjo është një pyetje cinike, retorike. Përgjigja është e qartë. U hodh poshtë një strategji e miratuar dhe e hartuar në bashkëpunimin e ekspertëve më të mirë të Bankës Botërore dhe Qeverisë Gjermane dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të Qeverisë së Zvicrës dhe të ekspertëve tanë të trajnuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe taksapaguesve ndërkombëtarë, u hodh poshtë për një arsye, arsyen e keni të qartë: Që të ndërtohej një skemë për tre pseudo-inceneratorë; dy prej të cilëve nuk ekzistojnë fare, të paguar me taksat e shqiptarëve, të cilat nuk kryejnë asnjë funksion përveç vjedhjes së këtyre taksave.
Skemë e pastër kriminale për të zhvatur paratë e shqiptarëve.
“Paguajmë”,- tha këshilltari socialist, “dhe nuk marrim shërbimin për të cilin paguajmë”.
Sigurisht 430 mln euro kanë paguar shqiptarët, për shërbime që nuk i marrin.
Ku kanë shkuar këto 430 mln euro?
Nëse do të kishte ndodhur në nivel vendor me taksat vendore, me përgjegjësitë vendore do të ishte më edhe më thjeshtë të ndalej në momentin e duhur nga qeveria, nga organet e drejtësisë të jepej llogari.
Por jo, gjithçka u përqëndrua në një dorë të vetme. Nga të gjithë ata që na ndjekin në media, nag gjithsecili që jeni ftuar këtu, nga çdo shqiptar kudo që ndodhen, çdokush, qytetar i Republikës së Shqipërisë, brenda vendit dhe në emigracion, shqiptar që flet shqip nga skaji më jugor e deri në skajin më verior të trevave tona, a ka një njeri që nuk e kupton që:
Së pari, mungesa e qeverisjes lokale dhe centralizimi është bërë pikërisht për afera si këto dhe se afera si këto nuk mund të ndodhin, është shumë e vështirë të ndodhin nëse funksionon pushteti vendor.
Se 430 mln euro nuk mund të zhvatën pa një përqendrim absolut të pushtetit.
Se 17 akte administrative nuk ka forcë t’i marrë brenda një ditë pune përveç kryeministrit. 17 akte zyrtare për të bërë një VKM. r.p












