PD ka publikuat faktet nga dëgjesa e parë për incenetaratorët ku konfirmohet se skandali prej 430 milionë eurosh ka përfshirëgjithë qeverinë.
Dëgjesat e ditës së parë konfirmojnë përpara shqiptarëve vjedhjen kriminale, prej 430 milionë eurosh, në të cilën është përfshirë gjithë qeveria, deklaron Tabaku.
Ja çfarë u vërtetua në seancën e parë:
• Pagesat për inceneratorin e Tiranës kanë filluar 2 vjet para se të nisin punimet;
• Incenerimi nuk ka nisur, por prej 2018-ës qytetarët paguajnë 29 euro/ton;
• 850 mijë euro të faturuara për udhëtime në mes të pandemisë;
• 10 milionë lekë në muaj janë paguar për Edmond Bllako, babai i deputetit socialist Alqi Bllako;
• Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe Mirel Mërtiri kanë përfituar pagesa të mëdha edhe nëpërmjet kompanive të tyre për konsulencë, në kundërshtim me ligjin;
• Administratori i incenerarorit të Fierit A. Myrtezani dëshmoi se nuk e ka marrë kurrë pagën e deklaruar në tatime prej 9 milionë lekë në muaj.
Dita e dytë e dëshmive:
Edhe ditën e dytë të dëshmive ka pasur fakte intetesante që do të ndihmojnë SPAK të cojëmpas hekurave ministra, kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të lartë.
Jorida Tabaku: Inceneratoret jane jo vetem skema pastrimi parash por skeme e paster piramidale pasi perfituesit e koncesionit nenkontraktojne veteveten per kryerje punimesh.
Konkretisht Kompania Zoto Consulting shpk, në pronësi të Klodian Zotos, ka përfituar si nenkontraktor për konsulencë ligjore
Kompania Consulting SE Partners shpk, në pronësi të Stela Gugallja, ka përfituar për konsulencë financare.
Jorida Tabaku: Besoj jeni në dijeni për vendimin me Nr.792 të Entit Rregullues të Energjisë i cili kësaj kontrate koncensionare të energjisë e cila ishte 7 vjecare i ka shtuar një 25 vjecar.
Kompania Albtek Energy, që duhet ta përfundonte kontratën koncensionare për 7 vite dhe ta merrte ne dorëzim Bashkia e Elbasanit, tani do ta ketë për 25 vite shitjen e energjisë.
Ky është një ndryshim i kontratës fillestare që ne i kemi llogaritur kosto/përfitimet të kontratës fillestare dhe tani ky është një shërbim i ri që merr koncensionari.
Koncensionari është paguar dhe tani po merr një shërbim të ri.
Po e diskutojmë çështjen e energjisë sepse po diskutojmë një koncesion të dytë të dhënë këtu. Është dhene nje koncesion i dyte.
Duhet ta merrte Bashkia e Elbasanit. a.b











