Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët dëshmitarët po pyeten sot në lidhje me proçedurat e marra për ngritjen e Inceneratorit të Elbasanit.
Janë 7 dëshmitarë të cilët në vitin 2014 ishin anëtarë të Komisionit për dhënien e koncesionit për inceneratorin e Elbasanit.
2 dëshmitarë janë përfaqësues të Bashkisë Elbasan, 4 dëshmitarë janë përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Ish-Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe 1 specialiste e prokurimeve.
Incenetari i Elbasanit është sekuestruar nga SPAK si vend krimi.
Nga buxheti i shtetit i janë dhënë koncesionarit rreth 22 milione euro.
Administratorë dhe pronarë pa asnjë aksperiencë, pa proccedura ligjore, pa burime financiare dhe pa teknologji janë Stela Gugallja dhe Klodian Zoto të shpallur në kërkim nderkombëtar.
Deshmitaret e pare te pyetur ne Komisionin Hetimor, jane Administratori i shoqerisë “Intergrated Technology Servis” shpk Faraudin Arapi
dhe Administratori i Shoqerise “Albtek Energy” shpk Arjan Baci.
Deshmitaret jane caktuar te deshmojne nga Gjykata e Posaçme e Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar pas shpalljes ne kerkim te pronareve te shoqerive Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
Deshmitaret deklaruan se nuk e njohin Stela Gugalljan.
Deshmitari Arjan Baci theksoi se inceneratori i Elbasanit ishte funksional dhe prodhonte energji elektrike por pyetjes se kryetares se Komisionit Hetimor se nga te dhenat e ERE shoqeria Albtek Energy nuk njihet si prodhues energjigje, si ka prodhuar energji kur nuk njihet nga ERE si prodhues, deshmitari Arjan Baci u pergjigj se nuk ka patur arketime nga shitjet e energjise.
Jorida Tabaku theksoi se kompania ka marre kredi me garanci sovrane gjate pandemise per te paguar paga.
Shënim: Një përfaqësuesi nuk i gjenëadresë dhe njëri ka vdekur.












