• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Kompanitë me zero eksperiencë kanë marrë kontratë konçesionare pa pasur fonde për t’i investuar”

droni by droni
14 February, 2022
in Kryesore, Politika
0
Inceneratori i Tiranës, vjedhje pa limit, 35 milionë euro kjo çatia në foto
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pamje e të ashtuquajturit incenerator për të cilin u paguan 35 milionë euro

Komisioni Hetimor për Inceneratorët i drejtuar nga Kryetarja Jorida Tabaku, ka nisur marrjen në pyetje të administratorëve të inceneratorëve. Teksa është njohur se dëshmia e rremë dënohet me 6 vite heqje lirie, dëshmitarja e parë, Administartorja e Inceneratorit “Integrated Energy BV SPV” Ariola Kodra, tha se nuk ka pasur eksperiencë në fushën e mëparshme të menaxhimit të mbetjeve.

Pyetjes se si është siguruar fondi për impiantin e inceneratorin e Tiranës, zonja Kodra tha se financimi është tërësisht privat duke theksuar se është marrë kredi në bankat e nivelit të dytë, pa dhënë shifrën e kredisë së marrë pasi nuk i kujtoheshin.

Jorida Tabaku tha se kompania ka pasur një garanci bankare prej 100 mijë lekësh dhe kompania ka marrë një kredi bankare të cilën e ka përdorur të gjithën për investimin dhe nuk ka pasur asnjë capital të vetëm.

“Unë kam marrëveshjet e kredisë dhe barrë siguruese është vendosur kontrata konçesionare. Ne këtu duam të provojmë që kompanitë me zero eksperiencë pa capital, pa investime në këtë fushë, kanë marrë një kontratë konçesionare pa pasur as fonde për t’i investuar. Ky është objekti i punës së këtij komisioni”, tha Tabaku në Komision.

Zonja Tabaku theksoi se në raportin e KLSH-së është konstatuar se Kompania ka deklaruar se nuk do të ketë nevojë për kredi dhe investimin do ta kryejë me të gjithë kapitalin e saj.

“Zonja na konfirmoi se janë marrë dy kredi në banka të nivelit të dytë dhe do t’ia lëmë kompanisë për ta gjykuar se a do të na I sjellë apo jo”, tha Tabaku.

Pyetjes se a rezulton i punësuar në Kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, Edmond Arqile Bllako, dëshmitarja Kodra u përgjigj se Bllako ka qenë punonjës i shoqërisë deri në momentin e emërimit e administrimit të dëshmitares Kodra në 15 mars 2019. Sipas saj marëdhënia e punës e Edmond Bllakos në “Integrated Energy BV SPV”, është e ndërprerë.

Pasi u ripyet, Kodra e ndryshoi dëshminë duke shtuar se nuk e mban mend kur është larguar saktë Bllako, dicka rreth viteve 2019-2020. Kjo dëshmi u ndryshua pasi Tabaku i vuri në dukje se Bllako është paguar deri në fillim të vitit 2020.

Anëtarët socialistë në Komision kanë kundërshtuar në vazhdimësi mënyrë e hetimit dhe pyetjeve drejtuar dëshmitares, duke argumentuar se nuk është tagër i Komisionit marrëdhënia mes privatëve.

Zonja Tabaku teksa ka pyetur dëshmitaren Kodra se kur ka qenë kontakti i fundit me Stela Gugalljan, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, ajo iu përgjigj se komunikimet nuk kanë qenë të drejtëprejta pasi nuk e ka të detyruar, por realizoheshin nëpërmjet punonjësve të shoqërisë që administron. Pyetjes se a i njeh shtetasit Edi Rama, Damian Gjiknuri, Engjëll Agaçi, dëshmitarja Kodra tha se i njeh si politikanë shqiptarë.

Në lidhje me nënshkrimin e kontratës administratorja e “Integrated Energy BV SPV”, tha se “Kontrata ka qenë për një afat 30-vjeçar dhe është lidhur me Ministrinë e Financave. Punimet kanë një afat nga momenti i zbardhjes së lejeve të ndërtimit. Leja e ndërtimit është zbardhur në nëntor të 2020-ës Dhe për 6 vite përfundon ndërtimi i tërësisë së veprave”.

Pyetjes së anëtares së komisionit Dhuara Çupi se a ka pasur marrëdhënie koncensionare me autoritetet publike nga periudha 2017 deri në 2020, administratorja në cilësinë e dëshmitares theksoi se “Punimet kanë nisur të pajisur me një deklaratë paraprake nga Bashkia e Tiranës. Të gjendur në kushte të vështira ku ndodhej venddepozitimi i Sharrës, nisëm menjëherë rehabilitimin e zonës. Në 2020 është zbardhur leja e ndërtimit. Është dhënë një vendim për miratim në maj ku kemi pasur një dispozicion një deklaratë paraprake nga bashkia. Deklarata është marrë në dhjetor 2017”, tha dëshmitarja Kodra.

Pyetjes se sa ka qenë fondi që është marrë në periudhën 2017 – 2020 dhe pas këtij viti, Kodra theksoi se “Shoqëria koncensionare nuk merr fonde, por tarifën e shërbimit për punën që ofron. Nuk kemi marrë asnjë fond nga buxheti i shtetit për investimet për objektin e kontratës së koncesionit. Zona ku zhvillohet projekti i shoqërisë koncensionare është vendosur në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës. Është pasuri private dhe pasuri publike”, tha Kodra në cilësinë e dëshmitares.

Komisioni Hetimor për Inceneratorët do të vijojë me thirrjen e mëtejshme të dëshmitarëve ku janë njoftuar administartorët e kompanive dhe në ditët në vijim deputetë, ish-ministra, kryetarë Bashkishë, Kryeministri Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj etj. r.p

Previous Post

Kryetari i bashkisë së Pukës: Kolegë të mi hanë e pinë me trafikantët e drogës

Next Post

Ngrihet Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, aplikimet nisin menjëherë

droni

droni

Next Post
Ngrihet Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesje të  Republikës”, aplikimet nisin menjëherë

Ngrihet Komisioni Qendror për dhënien e statusit “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, aplikimet nisin menjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.